Formacioni dhe lojtari më i mirë në Ligën e Kampionëve (Foto Grafika)

Futboll 06 Prill 2018 14:50

Këtë javë u zhvilluan ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve, ku pati edhe disa rezultate interesante, por edhe të befasishme.

Nga këto katër përballje të tetë skuadrave të mbetura në garë, faqja zyrtare e UEFA-s për Champions League, kishte hapur një votim për të zgjedhur formacionin më të mirë të javës, e po ashtu edhe lojtarin më të mirë.

Sipas votimeve të tifozëve, lojtarët që u përzgjodhën në formacionin më të mirë, vërehet se ndeshjet ku triumfuan Real Madrid (kundër Juventus) dhe Liverpool (ndaj Manchester City), kishin zgjuar më shumë interesim, pasi numri më i madh i lojtarëve në 11-shën më të mirë, janë nga këto dy skuadra.

Real Madrid dhe Liverpool me nga 3 lojtarë, pason Barcelona dhe Bayern Munchen me dy dhe Sevilla përfaqësohet me një lojtarë. Kurse, në formacionin më të mirë të javës, nuk ka asnjë lojtarë të tri ekipeve që u mposhtën, Juventus, Manchester City e Roma, derisa siç vërehet Sevilla bënë përjashtim.

Formacioni më i mirë përbëhet nga:

Loris Karius (Liverpool) / Marcelo (Real Madrid), Gerard Pique (Barcelona), Dani Carvajal (Real Madrid) / Franck Ribery (bayern Munchen), Thiago Alcantara (Bayern Munchen), Alex Oxlade-Chembarlain (Liverpool), Pablo Sarabia (Sevilla) / Carlos Suarez (Barcelona), Mohamed Salah (Liverpool), Cristiano Ronaldo (Real Madrid).

Në tri lojtarët më të votuar, ishin ata të Real Madrid, ku numrin më të madh të votave i mori Cristiano Ronaldo, i pasuar nga Marcelo dhe Dani Carvajal. (Shikoni më poshtë votat në total)

   

Po ashtu, përveç formacionit më të mirë, përmes votimit u zgjedh edhe lojtari më i mirë i ndeshjeve të para çerekfinale, kurse katër futbollistët kandidatë për të cilët u votua ishin:

Mohamed Salah (Liverpool) – Cristiano Ronaldo (Real Madrid) – Gerard Pique (Barcelona) – James Rodriguez (Bayern Munchen)

Në bazë të votave, lojtari më i mirë i javës nga ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve, u zgjodh Mohamed Salah (Liverpool) me 53% të votave, Cristiano Ronaldo doli i dyti me 35% të votave, kurse James Rodriguez (Bayern Munchen) mori 5%, derisa Gerard Pique (Barcelona) vetëm 4% të votave.

/Insporti.com

 

 

 

 

 

 

 

-->