Formacioni i Kosovës: A do të jetë ky rreshtimi ndaj Gjibraltarit?

Kombëtarja 10 Tetor 2019 11:08

Kombëtarja e Kosovës është nikoqire e Gjibraltarit në një miqësore të aranzhuar muaj më parë, e cila do të zhvillohet sot (e enjte).

Kosova ka shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar për të aranzhuar një miqësore me kombëtaren e vogël.

Kjo ndeshje është e paraparë të zhvillohet sot në kryeqytet, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 18:00.

Ky takim miqësor do të jetë edhe si test para ndeshjes të së hënës, ku Kosova do ta luajë përsëri në shtëpi ndaj Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Trajneri Bernard Challandes ka kryer të gjitha përgatitjet me ekipin e tij dhe pritet t’i jap mundësi lojtarëve që kanë luajtur më pak deri më tani, shkruan Telegrafi.

Ibrahim Dreshevic pritet të debutojë me Kosovën, ndërsa nga minuta e parë pritet të luajnë edhe Arbenit Xhemajli dhe Florent Hasani.

Nga minuta e parë mund të luajë edhe Lirim Kastrati, por deri më tani favorit janë Hasani dhe Florent Muslija.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Ujkani, Hadergjonaj, Xhemajli, Dresheviq, Paqarada, Voca, Rashkaj, Muslija, Hasani, B.Berisha, Nuhiu