Formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi

Kombëtarja 14 Tetor 2019 08:28

Kosova dhe Mali i Zi do të përballen nesër (14 tetor) në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Përfaqësuesja jonë do të jetë nikoqir i malazezëve në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Bernard Challandes ka mbajtur konferencën e fundit për mediave pak çaste më parë, mirëpo nuk ka dashur të zbulojmë shumë nga skema e tij se si mund të luajë nesër.

Përzgjedhësi i ‘Dardanëve’ pritet të luajë me skemën e tij tashmë të njohur 4-2-3-1, me Muricin në portë.

Katërshja në mbrojtje do të jetë e përbërë nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Benjamin Kololli.

Mesfushorë defanziv do të jenë Herolind Shala dhe Valon Berisha.

Florent Hadërgjonaj, Bersant Clina dhe Milot Rashica do t’i japin mbështetje Vedat Muriqit të vetmuar në sulm.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: A.Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, V. Berisha, Hadergjonaj, Celina, Rashica, V. Muriqi.

Aktualisht Anglia është lider i Grupit A me 12 pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke, Kosova me tetë, dhe Mali i Zi me Bullgarinë që kanë nga tri.

-->