Formacioni i PSG për ta përmbysur Real Madridin (FOTO)

Futboll 05 Mars 2018 16:23

Paris Saint Germain nesër ka një mision të rëndësishëm para vetes.

Skuadra franceze do të kërkojë të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë të fazës së 1/16 të Ligës së Kampionëve, përballë kampionëve të Real Madridit.

Këtë ndeshje liderët e Ligue 1, do ta zhvillojnë pa yllin e tyre, Neymar, i cili për shkak të lëndimit nuk do të mund të paraqitet.

‘Goal.com’ ka paraparë se si mund të duket formacioni i PSG-së në sfidën kryesore të tyre këtë sezon, ndaj kampionëve në fuqi të Ligës së Kampionëve, Real Madridit, që ka epërsinë 3:1 nga ndeshja e parë.

-->