Formacioni i Shqipërisë me Norvegjinë (Foto)

Futboll 26 Mars 2018 13:41

Përfaqësuesja e Shqipërisë, sot luan ndeshjen e parë miqësore për vitin 2018 dhe atë do ta zhvillojë kundër Norvegjisë në “Elbasan Arena” në ora 19:00.

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, pak a shumë e ka bërë të ditur formacionin me të cilin do ta fillojë këtë ndeshje kundër norvegjezëve.

Dyshim pati në dy apo tri lojtarë dhe duket se edhe ajo tanimë është sqaruar, marrë parasysh se Thomas Strakosha pritet të startojë para Etrit Berishës, që nuk ka kaluar formë edhe aq të mirë sipas përzgjedhësit. Kurse, në qendër të mesfushës pas dëmtimit të Sabien Lilaj, do të luaj Ylber Ramadani.

Po ashtu një dyshim ishte edhe në qendër të mesfushës në mes Berat Gjimshitit dhe Arlind Ajetit, mirëpo ky i fundit është parë në stërvitje duke mbajtur jelekun e gjelbër, me ç’rast është kuptuar se Ajeti do të fillojë ndeshjen në partneritet me Mërgim Mavraj.

Krahu i djathtë pa ndonjë dyshim, aty do të jetë Elseid Hysaj, kurse në të majtë pritet të startojë Naser Aliji, edhe pse Ermir Lenjani është duke kaluar formë të mirë tek skuadra e tij.

Mefusha përbëhet nga Ylber Ramadani, Taulant Xhaka dhe Kamer Qaka, ndërsa trajneri Panucci për në qendër të sulmit ndjehet më i sigurt me Armando Sadikun, para Balaj e Cikalleshit, kurse në dy krahët konfirmohen Eros Grezda dhe Odise Roshi. /Insporti.com

-->