Formacioni zyrtar i Kosovës kundër Bullgarisë

Kombëtarja 10 Qershor 2019 15:17

Edhe pak orë na ndajnë nga ndeshja Bullgari – Kosovë në kuadër të eliminatoreve “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka vendosur për 11 futbollistët që do të nisin ndeshjen nga minuta e parë kundër kombëtares bullgare.

Challandes për këtë ndeshje ka bërë dy ndryshime, nga minuta e parë do të jenë Benjamin Kololli dhe Edon Zhegrova.

Kololli do ta zëvendësoje Leart Paqaradën, ndërsa Zhegrova do të jetë në vend të Arbër Zenelit, i cili pësoi lëndim të rëndë kundër Malit të Zi.

Burimet e Insportit kanë konfirmuar se Florent Hadërgjonaj do të jetë në bankën rezervë, pasi Challandes ka vendosur t’i besojë edhe në këtë ndeshje nga minuta e parë Mërgim Vojvodës.

Vendosja taktike do të jetë e njëjtë si ndaj Malit të Zi, me skemen 4 – 2 – 3 – 1.

Formacioni i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashica, Muriqi. /Insporti.com/

Formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen e sotme kundër Bullgarisë.A pajtoheni me këtë formacion të Challandes, Hadërgjonaj përsëri rezervistë? Shprehuni në komente 👇Bullgari – Kosovë, 20:45

Gepostet von Insporti am Montag, 10. Juni 2019

-->