Formula 1 – Arrihet fitorja e parë për Ferrarin

Formula 1 01 Shtator 2019 20:53

Charles Leclerc ka arritur të sigurojë fitoren e parë në karrierën e tij dhe të parën për Ferrarin këtë edicion.

Në Çmimin e Madh të Belgjikës, talenti Leclerc ruajti mjaft mirë diferencën me pozitën e dytë dhe i solli skuderisë së tij fitoren e parë këtë sezon.

Strategjia e gabuar e pilotit tjetër të Ferrarit, Sebastian Vettel, bëri që gjermani të përfundonte në pozitën e katërt.

Lewis Hamilton u rendit i dyti dhe Valtterri Bottas përfundoi në podium, të dy pilotët e Mercedes.

Piloti i RedBull, Max Verstappen nuk e përfundoi garën, pas një aksidenti që pësoi.

Ndërkohë, kampioni aktual Hamilton ka thelluar diferencën me vendin e dytë, që mbahet nga shoku i tij i skuadrës Bottas