Formula 1: Australia përgatitet për Botërorin

Formula 1 24 Qershor 2020 17:33

Më datat 5 dhe 12 korrik, në pistën e Zeltweg, në Austri, do të zhvillohen dy garat e para sezonale të botërorit të Formula 1.

Të gjithë janë në mëdyshje se si do të jetë kjo rinisje sezonale e garave të sportit më të bukur të automobilizmit. Organizatori i garave në pistën austriake, Siegfried Schnabl, sqaron detajet, duke thënë se në total do të zhvillohen 10 mijë teste anti-Covid.

“Do të zbatojmë protokollin e vendosur nga FIA, Liberty Media dhe skuadrat. Të gjithë ata që punojnë në pistë do të hyjnë në zonën e tyre vetëm nëse kanë dalë negativë nga testi. Testi duhet të jetë bërë të paktën 4 ditët e fundit. Ne kemi një staf prej 50 personash që do të testojë personelin e çdo skuadre dhe të gjithë personat e tjerë”, tha Schnabl.

“Gjatë kësaj periudhe 2-javore, çdo person do të kryejë një tampon çdo 5 ditë. Të gjithë do të kenë një kod dhe çdo e dhënë do të hidhet në database. Personat do t’i njohim përmes kodit dhe jo me emër.

Rezultati i testit do të dalë brenda 16-24 orëve dhe do të paralajmërohen vetëm ata që punojnë në kontakt të ngushtë me ata që do të dalin pozitivë”, u shpreh Schnabl.

-->