Formula 1 bëhet gati të ndezë motorët, ja kur pritet gara e parë e Botërorit 2020

Formula 1 15 Prill 2020 13:12

Ashtu si të gjithë sportet edhe Formula 1 u detyrua të fikë motorët dhe të shtyjë në një kohë ende të papërcaktuar nisjen e Botërorit 2020. Vështirë të bëhet një parashikim i saktë se kur do të zhvillohet gara e parë, por FIA dhe skuderitë tani e kanë një ide se kur do të ndodhë kjo.

Lajmi konfirmohet nga drejtori i Ferrarit, Mattia Binotto. Në një intervistë për mediat italiane, ai zbulon se gjatë kësaj kohe në bashkëpunim me Formula 1 dhe FIA po punohet për të organizuar një sezon sa më të mirë. Mundësia që po kristalizohet ditët e fundit është që Botërori 2020 i sportit më të rëndësishëm të automobilizmit të nisë në fillim të muajit korrik, ndërsa gara e parë të jetë ajo për Çmimin e Madh të Austrisë.

-->