Formula 1, Lance Stroll për herë të parë në ‘pole-position’

Formula 1 14 Nëntor 2020 16:19

Lance Stroll ka siguruar ‘Pole Postion’ për herë të parë në karrierën e tij në Formula 1.

Piloti kanadez ka performuar më së miri në kualifikime për Çmimin e Madh të Turqisë.

Do të jetë hera e parë për Stroll që e nis një garë nga vendi i parë, që nga debutimi i tij në vitin 2017.

Drejtuesit e Mercedes nuk regjistruan paraqitje të mirë, me Lewis Hamilton që do të niset vetëm nga vendi i gjashtë.

I dyti në garën për Çmimin e Madh të Turqisë do të niset Max Verstappaen, ndërsa Sergio Perez në vendin e tretë. /Insporti/

Renditja vazhdon me Alexander Albon dhe Daniel Ricciardo.

-->