FORMULA 1/ Latifi protagonist negativ në Bahrein

Sporte të tjera 11 Mars 2022 19:01

Sezoni i ri i Formula 1 ka nisur në malore për Nicholas Latifi.

Williams-i i pilotit kanadez shpërtheu në flakë në sesionin e dytë të provave të lira të mëngjesit të së premtes.

Në pistën e Bahreinit, ku skuderitë po kryejnë provat për të kolauduar njëvendëshet e tyre, makina e Latifit nuk tregoi stabilitetin e kërkuar dhe kjo bëri që të rrotullohej dhe të ndalonte në mes të rrugës.

Një situatë që mbajti në ankth drejtuesit e lartë të skuderisë, të cilët po e ndiqnin ngjarjen në bokse. Për të neutralizuar flakët u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

Kjo ka prishur planet e Williams që tashmë duhet të vlerësojë dëmet e shkaktuara nga zjarri dhe të riparojë makinën për ta pasur gati për sesionet e radhës.

-->