Formula 1 në ankth, një prej pilotëve përfundon në izolim prej Covid-19

Formula 1 30 Korrik 2020 18:50

COVID-19 godet edhe Formula 1, tashmë jo vetëm punëtorët e pistës që përgatitin garat. Një prej pilotëve të këtij edicioni, Sergio Perez, tashmë është në izolim dhe pret përgjigjet e një tanmponi të dytë.

Në testet e fundit të zhvilluara për të gjithë pjesëmarrësit në Çmimin e Madh në Silverston, testi i pilotit meksikan të Racing Point a ka rezultuar “i dyshimtë” e ka alarmuar të gjithë në skuadrën e tij.

Një rezultat i tillë mund të thotë se ai është pozitiv ndaj virusit të rrezikshëm e burim potencial infeksioni, ndaj Perez është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa do i bëhet testi i dytë për të mësuar nëse realisht është pozitiv.

Çdo gjë u bë publike sot në konferencën e zakonshme për shtyp para fundjavës së garës, kur për Racing Point a u paraqit vetëm Lens Stroll.

Në rast se ai konfirmohet pozitiv, në vendin e tij do të ketë pilotë të tjerë dhe Racing Point a ka si zëvendësues të njëjtit e Mercedes, Stofel Vandorm apo Esteban Gutierrez.

-->