Formula 1: Për herë të parë pas 60 viteve ndodh kjo

Formula 1 09 Mars 2019 18:15

Formula 1 pritet të rikthejë rregullën e shpërblimit me një pikë për garuesin që regjistron kohën më të shpejtë gjatë një Grand Prixi këtë sezon.

“Press Association Sport” konfirmon se rregulla është aprovuar në një mbledhje të Këshillit Botëror të Sportit (WMNSC), të enjten.

Hapi tjetër është që të votohet në Komisionin e Formula 1, të hënën, ku marrin pjesë përfaqësueses nga ekipet, sponsorët, manifaktorët e motorëve dhe kompania e gomave “Pirelli”.

F1 Winter Testing in Barcelona - Day Four

Grupi Strategjik, ku përfshihen ekipe nga F1 dhe FIA, propozoi rregullën pas shumë kërkesave nga fansat.

Besohet se Komisioni i F1 do ta aprovojë rregullën e re, e cila do të futet në përdorim para Grand Prixit që hap sezonin në Australi, më 17 mars.

Kjo rregull nuk është përdorur në Formula 1 në 60 vitet e fundit, derisa kishte qenë pjesë e garave në 10 sezonet e para, gjatë viteve 1950-59. /Insporti.com/