Formula 1 rikthehet në Holandë pas 31 vitesh

Formula 1 01 Maj 2019 20:10

Pista holandeze e Zandvoort mund të rikthehet në Botërorin e Formula 1 duke nisur nga viti 2020. Lajmin e konfirmon revista “Autosport”, që thotë se gara e Holandës pritet të zëvendësojë atë të Spanjës. Në rast se kjo konfirmohet nga drejtuesit e Liberty Media, atëherë Formula 1 do të rikthehet në “vendet e ulta” pas 31 vitesh.

Gara e fundit e zhvilluar në Holandë daton në vitin 1989. Sipas revistës “Autosport”, është arritur një marrëveshje ekonomike mes palëve, por ende nuk është hedhur firma në kontratën e re. Ndërsa marrëveshja e Liberty Media me garën e Spanjës skadon në fund të këtij viti.

Pikërisht për shkak të vështirësive financiare që ka pista spanjolle pritet që ajo të mos jetë sezonin e ardhshëm në Botërorin 2020 të Formula 1. Ndërsa Holanda nuk e ka këtë problem financiar dhe është gati të rikthehet në Formula 1. Gara e Holandës pritet të jetë e pesta në Botëror, pas Australisë, Bahrein, Kinës dhe Azerbajxhanit.