Formula 1: Verstappen triumfon në Brazil

Formula 1 17 Nëntor 2019 22:02

E dielë fantastike për Max Verstappen në Brazil i cili fitoi një garë të çmendur atëherë kur asksush se priste.

Piloti holandez i Red Bullit, tregoi muskujt në një garë ku parakaloi dy herë kampionin e saposhpallur të botës Hamilton i cili u rendit i treti.

I dyti u pozicionua surpriza Pierre Gasly me Toro Rosson i cili përfitoi nga hyrja dy herë në pistë e makinës së sigurisë Safety Car.

Bën vetëvrasje pak xhiro para fundit dy pilotët e Ferrarit Vettel dhe Leclerc të cilët nuk morën asnjë urdhër nga skuadra dhe u futun në duel mes tyre duke humbur mendjen dhe duke përfunduar jashtë piste edhe pse në luftë për vendin e 4-t, pozicion që e mori Carlos Sainz Jr me Mclaren, ndërkohë që festë edhe për Alfa Romeon me Raikkonen që u rendit i 5-ti dhe Giovinazzin i 6-ti.

-->