Formula e re e Real Madridit për formën Ronaldos

Futboll 01 Mars 2018 18:55

Trajneri i Real Madridit ka krijuar një formulë për mënyrën se si duhet të shfrytëzohet sulmuesi Cristiano Ronaldo. Fundi sezonit po afrohet dhe Real Madridi ka nevojë më shumë se kurrë për Ronaldon që të jetë në formën e tij më të mirë. Kjo formulë është testuar vitin e kaluar pikërisht në këtë kohë të vitit, dhe eksperimenti i Zinedine Zidane ka pasur sukses të madh, pasi që Ronaldo ishte tejet i rrezikshëm vitin e kaluar duke ndihmuar Real Madridin të fitoj Ligën e Kampionëve.

Zinedine Zidane së bashku me ekipin e trajnerëve dhe atë mjeksorë kanë kalkuluar mirë me gjendjen fizike të Ronaldos. Kjo formulë po rezulton të jetë sukses për Ronaldon i cili javëve të fundit ka gjetë formën e dikurshme.

Arsyeja është pushimi taktik i Ronaldos dhe rigjenerimi i muskujve të lodhur të tij nga intensiteti i lartë i ndeshjeve.

Ronaldo po pushon nga stërvitjet këtë mesjavë duke u privilejguar nga lojtarët tjerë të Real Madridit, të cilët janë të zënë në klub. Ronaldo meriton çdo gjë nga Real Madrid, dhe këtë po e shfrytëzon me mençuri klubin nga Madridi sepse lojtari më i mirë tyre është i lumtur.

Një Ronaldo i lumtur nënkupton rrezik permanent për suksesin e të gjitha klubeve evropiane. /Insporti.com

 

-->