Fortuna e lëshon fitoren nga duart – asnjë minutë për Valon Berishën

Kombëtarja 24 Maj 2020 20:02

FC Kolni i ka realizuar dy gola të vonshëm , duke siguruar një pikë në shtëpi ndaj Fortuna Duesseldorfit, në ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesliës gjermane.

Kenan Karaman (41’) dhe Erik Thommy (61’) shënuan për Fortuna Duesseldorfin, ndërsa Anthony Modeste (88’) dhe Jhon Cordoba (90+1’) për Kolnin.

Për Kolnin nga minuta e 79-të u aktivizua Elvis Rexhbeçaj, ndërsa te Fortuna në stol ishte Valon Berisha, por nuk u aktivizua.

Pas 27 ndeshjeve Koln gjendet në vendin e dhjetë me 34 pikë, ndërsa Fortuna mban pozitën e 16-të me 24 pikë.

-->