FOTO/ Tifozët e Trepçës sulmojnë basketbollistin malazez të Prizrenit

Superliga 19 Shtator 2021 21:32

Është zhvilluar ndeshja e Superligës së basketbollit të Kosovës në mes të Trepçës dhe Prizrenit -16.

Skuadra nga Mitrovica fitoi këtë sfidë me rezultat 97-90.

Një ndeshje të nxehtë dhe me shumë emocion e ka prishur një sulm fizik që ka ndodhur ndaj një basketbollisti të Prizrenit.

Malazezi Ivan Koljevic është sulmuar nga disa tifozë të Trepçës në Palestrën Minatori.

FOTO:

Indeksonline ka siguruar disa fotografi të lëndimit të 37 vjeçarit.

Koljevic ishte një nga më të mirët në parket me 25 pikë e 9 asistime

-->