Fotografia e Bernard Berishës vendoset në hyrje të stadiumit të klubit rus

Futboll 10 Maj 2021 16:23

Mesfushorit kosovar, Bernard Berishës i është vendosur fotografia në hyrje të stadiumit të klubit të tij nga Premierliga ruse, Akhmat Grozny, shkruan Insporti.

Klubi e ka shpërblyer Berishën për kontributin e dhënë, duke ia vendosur fotografinë e tij pranë stadiumit Akhmat Grozny.

Berisha këtë sezon ka pasur 26 paraqitje me 8 gola dhe 3 asistime. /Insporti.com

-->