Fotografia më brilante deri më tani e Botërorit

Futboll 21 Qershor 2018 13:47

Dihet që FIFA ka rregulla dhe gjoba shumë strikte për thirrjet raciste, e që njëra nga motot më të identifikueshme deri më tani nga institucioni më i lartë i futbollit në botë, është ai “Say No to Racism” (Thuaji Jo Racizmit).

Megjithatë, përkundër thirrjeve të vazhdueshme që të mos ketë thirrje raciste në stadiumet gjithandej ku luhet futboll, kjo dukuri përsëri është goxha e vërejtur, sidomos kundrejt futbollistëve afrikan ose që kanë prejardhje nga afrikane.

Së fundmi në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, në ndeshjen që u zhvillua të martën në mes Polonisë dhe Senegalit, nga fotografët që ishin të pranishëm në ndeshje, u kap një moment, fotografia e cila bëri xhiron gjithandej dhe deri më tani po cilësohet si fotografia e Botërorit.

Në fotografi, dallohen vetëm dy duar, ku një futbollist polak e ndihmon një tjetër të Senegalit për t’u ngritur, dhe e cila pamje ngjason shumë edhe me afreskun e famshëm “Krijimi i Adamit” ose që ndryshe njihet edhe si “Dora e Zotit dhe njeriut”, që është realizuar nga piktori i madh, Michelangelo Buonarroti. /Insporti.com

 

-->