Fotoja që paralajmëron shkrakimin e Contes

Futboll 15 Mars 2018 11:37

Pak para fillimit të ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Barcelonës dhe Chelseat, Diego Costa kishte postuar në Instagram formacionin e Chelseat, por pikërisht kjo foto e tij mund të jetë paralajmërimi se Conte do të shkarkohet, ose së paku konfirmimi i një problemi që Conte e Costa kanë tash e sa kohë.

Në këtë foto shihet formacioni dhe lojtarët e Chelseat në ndeshje, por është i fshirë emri i trajnerit.

Costa, ish lojtari i Chalseat, i cili pas mospajtimeve të shumta me Conten u largua nga klubi dhe tashmë ka gjetur angazhim në Atletico Madrid, nëpërmjet këtij gjesti paralajmëroi at që mediat ka kohë që po e parashikojnë dhe rreth së cilës po spekulojnë – shkarkimin e Antonio Contes nga Chelsea.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, edhe për Conten, njëjtë si për Jose Mourinhon e Manchester Unitedit do të thotë përfundim i sezonit, gjegjësisht fund i gjasave për trofe meqë në garën për titullin e kampionit të Anglisë, Pep Guardiola dhe Manchester City janë duke dominuar dhe mund ta fitojnë titullin qysh në javën e parë të prillit.