Franca fiton lehtë ndaj Shqipërisë

Nations League 07 Shtator 2019 22:48

Kombëtarja e Francës ka marrë fitoren e radhës në kualifikimet për Euro 2020, duke e mundur 4:1 në ‘Stade de France’ Kombëtaren e Shqipërisë.

Rreshtimet jo të mira në mbrojtje i kushtuan Shqipërisë me dy gola që në pjesën e parë.

Ishte Odise Roshi viktima e kësaj pjese, me dy gabime të bëra, te goli i Kingsly Koeman në minutën e 8’ dhe Olivier Giroud në minutën e 27’.

Vendasit kanë mundur të trefishojnë epërsinë në minutën e 37’, por Antoine Griezmann dështoi nga penalltia.

Pjesa e dytë e ndeshjes solli edhe dy gola të tjerë për Francën, dhe një për Shqipërinë.

Luhej minuta e 68’, kur Kingsly Koeman ndëshkoi edhe një herë Shqipërinë, për 3:0.

Ndërsa, rezultatin përfundimtar e vendosi Jonathan Ikone, duke shënuar në minutën e 85’, për 4:0.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Shqipëria shënoi golin e nderit, nëpërmjet Sokol Cikalleshit, nga penalltia.