Franca “përmbys” Belgjikën në minutat e fundit – VAR dhe Theo Hernandez ia prishin festën Lukakut me shokë

Franca ka mbyllur çdo gjë në minutën e fundit të ndeshjes së gjysmë finales së Ligës së Kombeve.
Autori i golit të fitores ishte Theo Hernandez me një goditje bombastike drejt portës së belgeve.
Goli i parë i ndeshjes ishte për belgët ku golin e shënojë Yannick Carrasco në minutën e 37-të.
Kurse golin e dytë e shënojë Romelu Llukaku në minutën e 40-të.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 2-0 në favor të belgëve.
Ndërsa në pjesën e dytë, francezët kanë ndezur motorët e tyre, ku në minutën e 62-të kanë shënuar gol Karim Benzema.
Kurse në minutën e 69-të gjyqtari është konsultuar me sistemin VAR dhe ka akorduar një penallti për Francën, të cilën e ka ekzekutuar Kylian Mbappe dhe është treguar i sakte nga pika e bardhë duke e barazuar rezultatin në 2-2.
Në minutën e 87-të Romelu Lukaku ka shënuar gol përsëri, por golin e ka anuluar sistemi VAR përshkak të pozitës jashtë loje.
Ndërsa në minutën e fundit, Franca e shënojë një super gol.
Autori i Golit ishte Theo Hernandez.
GOLAT:
Ndeshja ka përfunduar në favor të Francës me rezultat 2-3.