France Football uron në këtë mënyrë Shën Valentinin

Futboll 14 Shkurt 2020 22:44

Sot është dita e të dashuruarve, Shën Valentini, e cila festohet në mbarë globin. Nga dhuratat te puthjet janë diçka nga “menuja” e personave që i bashkon kjo ndjenjë. Nuk bëjnë përjashtim as futbollistët, te të cilët dashuria është “lëngu” i motivimit.

“France Football” e përdori “puthjen”, si element të dashurisë, për të vënë përballë njëri-tjetrit Messin dhe Ronaldon, si kundërpeshë të antagonizmit maksimal sportiv mes tyre, prej më shumë se një dekade.

E huazuar, sot ajo foto e bërë nga piktorët e rrugës në Francë, tregon se edhe bota e futbollit është plot “puthje” të vërteta. Sepse fusha e blertë, veç rivalitetit, driblimit, provokimit…, ndan edhe gëzim, demonstron dashuri për dikë përtej kamerave, ose në shkallët e stadiumit…

-->