Frederico Chiesa përshëndet tifozët shqiptarë

Futboll 14 Korrik 2021 09:33

Fitorja ndaj Anglisë por edhe titulli Kampion u festua nga të gjithë “azurrët” kudo që ndodhen ndërsa ditën e djeshme lojtarët e kombëtares italiane u pritën në Romë me një festë të madhe.

Lojtarët e Italisë kanë parakaluar në qytetin e Romës me një autobus të hapur ku sheshet ishin të mbushur me tifozë dhe lojtarët ishin duke festuar me trofeun në duar.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, sulmuesi i Juventusit dhe i kombëtares italiane Frederico Chiesa ka përshëndetur tifozat shqiptar duke parë mbështetjen e madhe që fansat kuqezi i kanë dhënë Italisë.

-->