French Open mbahet në shtator dhe tetor, shkaku i koronavirusit

Tenis 17 Mars 2020 18:18

French Open është shtyrë për muajt shtator dhe tetor, si pasojë e pandemisë koronavirus.

Grand slami Rolland Garros mbahet tradicionalisht nga 24 maji deri më 7 qershor, por këtë vit do të zhvillohet nga 20 shtatori deri më 4 tetor, transmeton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se ky turne do të mbahet vetëm një javë pas kompletimit të US Open në Nju Jork, grand slamit të fundit sipas kalendarit.

Të gjithë turnet e tenisit profesional në botë janë pezulluar për të paktën deri më 20 prill.

-->