Frenon gabimisht dhe pëson aksident të rëndë (VIDEO)

Moto GP 01 Qershor 2018 18:59

Në sesionin e dytë të stërvitjeve për Çmimin e Madh të Italisë në MotoGP, piloti italian Michele Pirro frenoi gabimisht dhe pësoi aksident të rëndë.

Motori Ducati humbi kontrollin me 300 km/h dhe e katapulltoi në ajër Pirron, i cili pasi u rrokullis disa herë në tokë, u përplas në muret mbrojtëse të pistës së Muxhelos.

Pas disa minutash në tokë, piloti u është në spital. Doktorët thonë se ka pësuar dëmtime të shumta, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Ka një tronditje në kokë, një dëmtim në gjoks, bark dhe ka nxjerrë shpatullën e djathtë”, ka thënë doktori spitalit, për mediat sportive italiane. /Insporti

-->