“Frika” nga rasti Eriksen, numër rekord i mjekëve të pranishëm në sfidën Spanjë-Suedi

Futboll 14 Qershor 2021 20:22

Pak para ndeshjes Spanjë – Suedi, gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka publikuar një lajm që i ka habitur të gjithë, kjo pasi për kët♪7 ndeshje janë autorizuar plot 31 mjekë, përcjell Insporti.

7 prej tyre janë mjekë, 7 infermierë ndërsa 17 janë specialistë në menaxhimin e urgjencave mjekësore.

Një numër mjaft i lartë ky për një ndeshje futbolli, por autoritetet janë ndërgjegjësuar dhe po kërkojnë të shmangin çdo fatkeqësi të mundshme.

Ndryshe, Eriksen pësoi sulm kardiak në ndeshjen ndaj Finalndës, por fal ndihmës së parë të dhënë nga bashkëlojtarët dhe mjekët ai arriti të shpëtojë. /Isnporti

-->