Frikë në Formula 1, makina e Raikkonen përfshihet në flakë (VIDEO)

Formula 1 11 Dhjetor 2020 23:00

Nuk është një moment i mirë për sportin e garave të shpejtësisë. Piloti Kimi Raikkonen i skuadrës Alfa Romeo përjetoi një frikë të madhe në pistën e Abu Dabit.

Makina e tij u përfshi totalisht nga akët pas një defekti në anën e pasme të saj.

Finlandezi doli me shpejtësi nga kabina e tij dhe arriti të shuajë zjarrin me ndihmën e teknikëve të pistës.

Formula 1 do të zhvillojë garën e fundit për këtë sezon në Abu Dabi. Hamilton është shpallur kampion bote, ndërsa Vettel do të largohet nga Ferrari.

-->