Frikë në Moto3, shoferi shtyp kokën e kundërshtarit – pamjet e rënda

Motosport 13 Gusht 2019 12:09

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë kualifikimeve për Çmimin e Madh të Spanjës në Moto3.

Pratagonistë të aksidentit të regjistruar në pistën spanjolle të “Speed of La Baneza”, ishin Pablo Cabero dhe një tjetër koleg i tij.

Cabero për pak humbi jetën, pasi motori ndjekës e goditi në kokë, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha.

Ai humbi kontrollin e motoçikletës së tij dhe u përplas në barrierat mbrojtëse, duke përfunduar i shtrirë në mes të kthesës, drejt së cilës pilotët po afroheshin me shpejtësi.

Njëri prej tyre, dështoi për ta shmangur, duke e goditur me rrotën e parë në kokë. Reagimi i inpektorëve të garës ishte i shpejtë dhe për fatin e tij të mirë shpëtoi.

Shoferi u transferua në një qendër mjekësore, ku u shfaq pa probleme serioze. Cabero zbuloi se nuk e humbi vetëdijen për asnjë moment, teksa ndjen një dhimbje të vogël në qafë.