Frikë në MotoGP, i këputen frenat, piloti hidhet nga motori me 200 km/h

Moto GP 23 Gusht 2020 15:25

Sërish drithërimë na Moto GP. Pas aksidenteve të frikshme në garën e një jave më parë, edhe Çmimi i Madh i Stiria ka dhuruar një episod të denjë për filmat me aksion.

Piloti i skuderisë Yamaha, Maverick Vinales u detyrua të hidhej nga motori i tij, pasi iu këputën frenat. E thënë kështu duket e lehtë, por në momentin që mori këtë vendim, piloti ishte duke ecur me më shumë se 200 km/h.

-->