Frikë te Inter – mesfushori kërkon 6 milionë në sezon për të rinovuar, United dhe Tottenham “thërrasin” lojtarin

Futboll 01 Tetor 2021 21:25

Marcelo Brozovic dhe Inter mund të ndahen në verë, pasi mes palëve nuk po arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Në një artikull të publikuar nga “La Gazzeta dello Sport” shpjegohet se kroati mund të largohet pasi drejtuesit zikaltër ende nuk i kanë ofruar për rinovimin aq sa dëshiron lojtari.

Futbollisti aktualisht përfiton 4.2 milionë euro në sezon dhe me kontratën e re kërkon 6 milionë euro. PSG është gati të përfitojë nga situata, megjithatë për mesfushorin ka interes edhe nga Premier League ku Manchester United dhe Tottenham prej kohësh janë interesuar për të.

Te këta të fundit përgjegjës për merkaton është Fabio Paratici, i cili e njeh mirë kampionatin italian dhe kishte tentuar ta merrte kroatin më parë te Juventusi.

-->