FSHF ia “rrëmben” edhe një talent Kosovës

Futboll 20 Shkurt 2018 18:19

“Lufta speciale” ndërmjet Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës vazhdon dhe sot është lëshuar njoftimi se një tjetër futbollist i Kosovës është ftuar nga FSHF. Fjala është Diellor Besenin, lojtarin e kategorive të reja të Klubit të Futbollit Liria që është ftuar të paraqitet për kombëtaren e grup moshës U17 të Shqipërisë.

Beseni do të jetë me U17-shat e Shqipërisë në tubim nga 25 shkurt deri më 4 mars, thuhet në njoftimin e Lirisë më facebook.

Rreth statusit të lojtarëve me prejardhje nga Kosova dhe pajisjes së tyre me pasaporta shqiptare dhe më pas paraqitjen për reprezentacionin e Shqipërisë, kohëve të rundit ka shumë debate në opinion dhe Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri nuk e ka përjashtuar mundësinë që FFK ti drejtohet FIFA-s rreth kësaj çështjeje.

-->