FSHF-ja provokon me vendimin e çuditshëm, bileta për të parë ndeshjen ndaj Kosovës

Uncategorized 13 Tetor 2019 11:25

Duhet të ishim një, por kjo është një histori e së shkuarës. Jemi dy dhe këtë fakt duhet ta pranojmë. Fati dhe goglat bënë që për herë të parë, Shqipëria dhe Kosova të luajnë një ndeshje zyrtare kundër tyre. Sfida e vlefshme për eliminatoret e Europianit U-21, do të zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e martë, në orën 19:00.

Shpresa

Por risia e vetme nuk është dueli mes dy shteteve shqiptare, por fakti që Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur bileta për këtë sfidë. Për herë të parë për një sfidë të Shpresave në vitet e fundit, federata bën këtë lëvizje surprizuese. Arsyet janë të pakuptueshme, pse pikërisht kundër Kosovës janë vendosur biletat. Duhet të ishte një vëllazërore (edhe pse ndeshje zyrtare), një spektakël dhe show për tifozët e pranishëm në stadium. Por ky veprim duket se do ta ulë ndjeshëm numrin e tifozëve, që do të shkojnë në “Elbasan Arena” për të parë ndeshjen. Pavarësisht se çmimi është simbolik, veprimi është krejtësisht misterioz. Për më tepër, skuadra e Alban Bushit nuk ka pasur rezultate pozitive që ta justifikojë prezencën e tifozëve në stadium.

PËRGATITJET

72534878_2371553742943841_6030302180014030848_o

 

Pas katër ndeshjesh të luajtura, Shpresat kanë vetëm 2 pikë dhe do të tentojnë të marrin rezultat pozitiv ndaj Kosovës. Këta të fundit kanë më shumë mundësi kualifikimi dhe do të vijnë patjetër për 3 pikët.

Kuqezinjtë janë duke u stërvitur maksimalisht në Durrës dhe ditën e djeshme, pas stërvitjes kanë përfituar për të bërë terapi në detin Adriatik. Ndërkohë, skuadrës dje i është bashkuar edhe portieri Gentjan Selmani, i cili ishte i grumbulluar me Kombëtaren A. /panorama.al/

-->