Ftohet një klub nga Kosova në ABA Ligë, çmenden serbët

Basketboll 09 Maj 2019 09:11

Pas ngjarjeve të ndodhura në ndeshjet finale të ABA Ligës, ndërmjet Crvena Zvezdës së Beogradit dhe Buducnostit të Podgoricës, mediat serbe bëjnë të ditur se skuadra malazeze do të organizojë një tubim në Zagreb, ku do të kërkojë inkuadrimin e një skuadre nga Kosova në ABA Ligë.

“Fqinjët tanë nga Podgorica do të organizojnë një takim të turpshëm në Zagreb me qëllim që t’ju sjellin dëme klubeve tona, ndërsa prapavija e gjithë kësaj është që në këtë ligë të thërrasin një klub nga Prishtina”, shkruajnë mediat serbe.

Takimi është paraparë të zhvillohet nesër në Zagreb në regjinë e Buducnostit dhe si qëllim ka largimin klubeve serbe nga ABA Liga dhe futjen e klubit nga Kosova!.

Dy nga katër klubet (Crvena Zvezda dhe FMP) nga Serbia nuk kanë marrë ftesë për këtë takim privat, nën dirigjimin Buducnostit, ndërsa as Partizani e as ekipi tjetër, Mega, nuk do të jenë pjesë e këtij takimi të turpshëm, shkruajnë mediat serbe./Insporti