Fund dramatik në ndeshjen Trepça 89- Prishtina, ky është rezultati përfundimtar

Futboll 27 Shkurt 2021 14:25

Sot në kuadër të Supërligës kosovare, është zhvilluar takimi i vetëm, mes Trepçës 89 e Prishtinës, ndeshje e cila fillojë nga ora 13:00.

Klubi nga kryeqyteti ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Dellovës ne minutën e 52’, ndërsa ai i cili barazoj rezultatin ishte Arbnor Muja në minutën e parë shtesë. Golin e fitores për mysafirët e shënoi Abazi në minutën e 6-të shtesë të takimit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:2.

Prishtina po kalon në një formë fantastike ku në 5 ndeshje e fundit, ka katër fitore e një barazim.

Tani Prishtina gjindet në vendin e dytë në tabelë me vetëm një pikë më pak se Ballkani, kta të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Trepça 89 gjindet në vendin e 5-të në tabelë.

-->