Mbyllet takimi Drenica – Ballkani, ja rezultati përfundimtar

Java e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll, mbyllet me takimin mes Drenicës dhe Ballkanit, shkruan Insporti.
Drenica është nikoqire e liderit të tabelës, Ballkanit, në ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje.
Drenica renditet në pozitën e pestë me 18 pikë të mbledhura, kurse Ballkani kryeson ligën me 29 pikë të grumbulluara.
Një fitore eventuale e skuadrës së Ismet Munishit, do ta rriste diferencën me Dritën, e cila mban vendin e dytë në pesë pikë.
DRENICA 1–2 BALLLKANI
Përfundon takimi, Ballkani arkëton pikët e plota në Skenderaj.
Drenica ka shënuar përmes Azem Bejtës kur kanë mbetur edhe tre minuta deri në fund.
Mirlind Daku ka shënuar golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 30-të të takimit. Daku shënoi nga largësia me një projektil që goditi shtyllën e sipërme.

Ermal Krasniqi ka kaluar Ballkanin në epërsi në minutën e tretë të takimit.

Formacionet zyrtare:
Drenica: Ymeri, Dushi, Zeqaj, Elshani, Dumani, Bejta, Lushtaku, Mustafa, Miftaraj, Murati, Kerim.
Ballkani: Ruxhi, Thaqi, Potoku, Berisha, Prekazi, Gashi, Gripshi, Kuc, Korenica, Krasniqi, Daku