Fundjavë ëndrrash për Loriana Kukën – fitore e madhe në sekondat e fundit  

Sporte luftarake 08 Prill 2018 14:52

Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në Gran Prix, Antalya në Turqi. Këtë fitore ajo e ka shënuar kundër Anastasiya Turchy nga Ukraina në sekondat e fundit të meçit. Në fund ajo ka rrëzuar kundërshtaren e cila do të fitonte pasi që Lorana ishte e ndëshkuar, raporton Insporti.com

Ajo ka festuar ditëlindjen më 5 Prill dhe medalja e artë për të vjen si një dhuratë e vonshme.

Loriana është xhudiste, e cila festoi ditëlindjen e saj të 21-të dhe në Kosovë është kthye pasi në fillet e karrierës së saj kishte përfaqësuar Zvicrën. Ky është shpërthimi i saj në skenën evropiane në konkurrencën e senioreve meqë paraprakisht ka fituar medalje dhe luftëra të mëdha në kampionate ballkanike dhe turne të ndryshme. Loriana ka fituar 2 medalje në turnetë e Kupës Evropiane si kadete dhe nëntë medalje në Kupën Evropiane për juniore.

Në këtë turne Loriana Kuka ka dëshmuar pjekuri të madhe dhe përparim të madh në secilin aspekt, e sidomos atë fizik dhe të qëndrueshmërisë.

Në këtë turne përveç Loriana Kukës medalje kanë fituar edhe tri garuese tjera të Kosovës. Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në kategorinë -57kg, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në kategorinë -52kg, kurse Fjolla Kelmendi u plasua në finale, por mori medaljen e argjendtë në kategorinë -48kg.

-->