Fury befason me hapin e radhës, edhe sonte në ring

Sporte luftarake 08 Nëntor 2019 17:38

Boksieri britanik Tyson Fury, pas debutimit të tij në WWE (World Wrestling Entertainment) më 31 tetor në Arabinë Saudite, ku fitoi ndaj Braun Strowman, ka vendosur që të vazhdojë aventurën në këtë sport të ri. Sipas “Sky Sports”, boksieri 31-vjecar do të duelojë edhe në Manchester, në eventin SmackDown, që zhvillohet sot në mbrëmje.

Befasues ky debutim i Fury në vendlindjen e tij që vjen vetëm 8 ditë pas duelit në Arabinë Saudite. Ndoshta ish-kampioni i botës në peshën e rëndë do të nisë një karrierë të re, këtë herë në WWE, duke “harruar” ringun. Sfida e sotme do të zhvillohet në “Manchester Arena”. Ky event është pjesë e një turneu që WWE po zhvillon në Evropë.