Fury befason me parashikimin për meçin Ruiz – Joshua

Sporte luftarake 14 Gusht 2019 20:35

Tyson Fury thekson se Andy Ruiz Jr do të gjunjëzojë edhe për të dytën herë Anthony Joshuan në rimeçin që zhvillohet në dhjetor.

Joshua humbi titujt për pesha të rënda si kampion bote kur u trondit nga Ruizi në muajin qershor në Nju Jork dhe tani do të zhvillojë një rimeç në Arabinë Saudite më 7 dhjetor, datë që është konfirmuar edhe nga Eddie Hearn këtë javë.

Ruiz Jr ka deklaruar se nuk ka ndërmend të shkojë në Lindje të Mesme dhe do të përpiqet për t’iu shmangur rimeçit pavarësisht pretendimeve nga Hearn se kontratat janë nënshkruar.

Por, pa marrë parasysh se ku do të zhvillohet rimeçi, Fury thekson se fituesi do të jetë i njëjtë dhe se Ruiz do të mposhtë rivalin e tij anglez.

“Unë jam një besimtar i madh se kur mbyllet një derë, një tjetër hapet dhe dukej sikur gjithçka po shkonte në favor të Joshuas kur ishte duke luftuar ndaj Ruizit”, ka thënë fillimisht Fury për ESPN.

“Kur ai u përball me Ruizin, askush nuk lutej për të, por tani gjithçka është për shkak të tij dhe unë besoj se Ruiz do të bëjë pikërisht të njëjtën gjë për herë të dytë dhe Ruiz do të marrë vendin e tij si një përbindshëm me tri koka”, përfundon Joshua.