Fury dhuroi shou në Las Vegas, shikoni si evitoi grushtat e Schwarz

Sporte luftarake 16 Qershor 2019 10:07

Tyson Fury shkëlqeu në debutimin e tij në Las Vegas kundër boksierit gjerman, Tom Schëarzin, raporton Insporti.com.

Fury fitoi me “KO teknik” në rundin e dytë, në meçin e kategorisë së rëndë në Las Vegas, të dielën në mëngjes sipas kohës sonë lokale.

Fury përveq grushtave të fuqishëm, ai tregoi edhe aftësitë e tij në anën defansive.

Schwarz lansoi disa grushta në drejtim të Fury, por që asnjëri prej tyre nuk ishte i saktë pasi boksieri britanik i evitoi për mrekulli, madje duke e argëtuar edhe publikun e pranishëm.

Kjo është fitorja e 28-të e nga 29 meçe të zhvilluar. Boksieri 30 vjeçar ka vetëm një barazim, atë me Deontay Wilder në dhjetor të vitit të kaluar.

Fury dhe Wilder priten të boksojnë në vitin 2020. /Insporti.com/