Fury e dëshiron debutimin në UFC, White: Mund të përfundojë keq për të

Sporte luftarake 05 Nëntor 2019 08:03

Tyson Fury ka bërë të ditur se dëshiron të debutojë edhe në UFC, pas WWE-së.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks e mposhti Braun Strowmanin në javën e kaluar në WWE, por duket se nuk është i kënaqur me këtë arritje.

Britaniku ka bërë të ditur se pa problem do ta mposhte kampionin e peshave të rënda në UFC, Stipe Miocicin, mirëpo një gjë e tillë duke së vështirë mund të ndodhë.

Presidenti i UFC-së, Dana White e ka përgëzuar Furyn për punën e tij të madhe që ka bërë në bokë, mirëpo ka thënë se ai nuk mund t’ia dalë në sportin e arteve të përziera marciale.

“Fury ka punuar shumë gjatë gjithë jetës së tij për të qenë në mesin e katër boksierëve më të mirë në botë”, ka thënë ai para mediave.

“Përse duhet të tentoni të vini këtu? Nuk mendoj se do të përfundonte mirë për të”.

“Nuk ka sens për karrierën e tij, duhet të qëndrojë aty ku është më mirë”, ka shtuar White.

Fury e mposhti Otto Wallin në muajin shtator, por që pësoi lëndim të rëndë në sy, gjersa në fillim të vitit 2020 do të ketë ripërballjen e vështirë ndaj Deontay Wilderit. /Telegrafi

-->