Fury e lë prapa Joshuan në rang listën botërore të peshave të rënda

Boks 06 Qershor 2019 14:32

Tyson Fury është ranguar si boksieri më i mirë në botë në kategorinë e peshave të rënda, duke i lënë prapa vetes Deontay Wilderin dhe Anthony Joshuan. Kjo listë është publikuar nga Ring Magazine.

I vetëquajturi “Gypsy King” e ka kaluar Anthony Joshuan dhe e ka marrë pozitën e parë, pasi që Joshua i humbi titujt e tij të shtunën, kur pësoi disfatë kundër meksikanit, Andy Ruiz Jr.

Në atë meç të së shtunës, Joshua e humbi meçin e tij të parë në karrierë si profesionist, si dhe i humbi titujt e tij botërorë. Tani ai pozicionohet në vendin e katërt në ranglistën botërore.

Ndërsa, Wilderi, i cili e mban titullin WBC, është i dyti në këtë listë.

Amerikani i pamposhtur do të ndeshet me Luis Ortizit këtë vit, pasi e shkatërroi Dominic Breazealen në maj.

Ruizi është ngritur për shumë pozita në këtë listë, pasi që i fitoi tre titujt botërorë, IBF, WBA dhe WBO, duke e mposhtur Joshuan.