Fury fiton meçin dhe të qepur me 47 penj

Sporte luftarake 17 Shtator 2019 18:30

Boksieri britanik Tyson Fury mposhti Otto Wallin në duelin e zhvilluar më 15 shtator në Las Vegas, duke qëndruar i pamposhtur në karrierën e tij. Gjithsesi, ky sukses i ka kushtuar shumë 31- vjeçarit, ose më saktë 47 të qepura.

Në këtë duel, Fury pësoi një të çarë të thellë në vetullën e djathtë që në raundin e tretë. Ai vijoi duelin dhe në fund fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.

Për fat të Fury, mjeku lejoi duelin të vazhdojë deri në raundin e 12-të. Pas duelit, Fury ka shkuar në spital “Unversity Medical center” të Las Vegasit, ku kreu një operacion plastik. “Jam fantastik. Ata bënë një punë absolutisht fantastike. Rreth 50 të qepura”, ka deklaruar Fury pas operacionit.