Fury kundër Tyson, po punohet për megaduelin e boksit

Sporte luftarake 14 Maj 2020 22:23

Mund të duket një çmenduri, por mund të kemi një duel ndërmjet kampionit të peshave të rënda Tyson Fyryt dhe Mike Tysonit.

Promotori i këtij sporti Bob Aurum deklaron se një duel i tillë do të ishte fantastik për botën e boksit.

“Më tërheq shumë ideja që Tyson Fury të ndeshet kundër Mike Tyson, nëse paratë do të shkojnë për bamirësi. Mendoj se do të ishte mirë për Fyryn. Do të shiste shumë pay-per-view një sfidë e tillë.

“A do të fusja një bast në një ndeshje të tillë? Sigurisht që jo”, – tha Aurum.

Fury u përgjigj menjëherë me një video.

“Tyson është një kampion dhe një njeri i madh. Do të më pëlqente të ndeshesha me të”, – tha ai.

-->