Fury me gjest të jashtëzakonshëm – Pas fitores shkon në zhveshtore të Schwarz për këtë arsye

Sporte luftarake 16 Qershor 2019 11:29

Boksieri britanik, Tyson Fury ka fituar ndaj Tom Schwarz në meçin që zgjati vetëm dy minuta, shkruan Insporti.com.

Britaniku arriti që të fitojë ndeshjen pas një nokauti teknik në rundin e dytë në përballjen e zhvilluar në mëngjesin e sotëm në MGM Grand Garden Arena.

“The Gypsy King” dhuroi shou gjatë këtyre dy rundeve ndaj boksierit gjerman, pasi kishte në kontroll meçin dhe ishte i sigurt në atë çfarë bënte.

Fury pas përfundimit të meçit ka shkuar në zhveshtoren e kampit gjerman, për ta takuar Schwarzin duke e motivuar që të mos dorëzohet dhe të vazhdojë të jetë i motivuar.

Vlen të theksojmë se boksieri gjerman 25 vjeçar kishte deklaruar para meçit se në rast të fitores do të pensionohej, por falë Fury ai do ta vazhdojë karrierën.

Boksieri 30 vjeçar nga Manchesteri vazhdon të jetë pa humbje pas 29 meçeve, 28 fitore dhe një barazim kundër Deontay Ëilder në dhjetor të vitit të kaluar. /Insporti.com/