Fury me zemër të madhe, dhuron shtatë milionë funte për bamirësi

Boks 10 Shkurt 2019 09:57

Boksieri i famshëm anglez, Tyson Fury, ka zbuluar se ka dhuruar të gjitha fitimet e tij për bamirësi.

The Gypsy King ka insistuar se ka dhuruar të gjitha fitimet e tij për bamirësi nga meçi me Deontay Wilder. Ai ka thënë se ishte trishtuar nga numri i madh i njerëzve të varfër në Los Angelos, vendin në të cilin Fury kishte ndërtuar kampin e tij për stërvitjet.

Fury këtë e ka zbuluar në  emisionin “Një mbrëmje me Tyson Fury” në Cardiff, për të cilin ka thënë se ai ka dhuruar të gjitha paratë e tij kesh për të ndërtuar shtëpi për njerëzit që kanë probleme me drogë dhe alkool në Britani të Madhe, transmeton Insporti.com.

“Unë kam dhënë qindarkën e fundit për bamirësi, por unë këtë nuk e bëj për famë. E bëj për t’i ndihmuar njerëzit, por unë nuk dua të vlerësohem nga njerëzit. Jam duke planifikuar t’i jap të gjitha për të ndërtuar shtëpi për të pa strehët”, ka deklaruar Fury.

 

Fury ishte rikthyer fuqishëm në ring, duke u përballur me boksierin amerikan, Deontay Wilder, por që meçi përfundoi me barazim edhe pse ai mendonte se ishte fituesi dhe ishte vlerësim i pa drejtë nga gjyqtarët.

Besohet se 32 vjeçari nga Manchesteri ka fituar plotë shtatë milionë dollarë amerikanë nga ky duel. /Insporti.com