Fury në avantazh të lehtë për revanshin me Wilderin – kjo është arsyeja

Boks 03 Shtator 2019 08:44

Revanshi mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit do të ndodh në vitin 2020.

Fury dhe Wilder ishin përballur me njëri tjetrin në dhjetorin e vitit të kaluar, në një prej dueleve më interesante të viteve të fundit në boks.

Dyshja ishin ndarë pa fitues, pas vendimit të jurisë, edhe pse ky vendim u komentua gjatë nga audienca, të cilët ishin të besimit se britaniku kishte fituar duelin.

Mirëpo, disa analiza të bëra nga ‘WBN’, Fury duket të ketë një avantazh të lehtë para amerikanit, shkaku i orarit të meçeve të ardhshme.

‘Gypsy King’ do të ketë rreth dy muaj më shumë kohë për tu përgatitur për revanshin me kampionin e WBC, nëse dueli mes tyre zhvillohet në muajin mars ose prill.

Wilder duelin e radhës do ta ketë me Luis Ortiz, kurse Fury do të përballet me Otto Wallin.