Fury – Schwarz, konfirmohet ku do të zhvillohet super meçi

Boks 09 Prill 2019 11:34

Është konfirmuar se ku do të zhvillohet meçi i radhës i Tyson Furyt.

Javë më parë, u konfirmua meçi i radhës i boksierit britanik, që do të ndeshet me gjermanin Tom Schwarz, raporton Insporti

Të hënën promotori i boksit, Frank Warren, zbuloi gjithçka edhe sa i përket vendit ku do të zhvillohet dueli.

Fury – Schwarz do të zhvillohet më 15 qershor, në ‘MGM Grand’ të Las Vegasit.

24-vjeçari Schwarz është një boksier i panjohur për publikun edhe pse ka zhvilluar 24 duele dhe nuk ka asnjë humbje në ring si profesionist.

Fury (27 fitore, 1 barazim), do të duelojë me gjermanin për ta mbrojtur titullin e tij të peshave të rënda. /Insporti.com/