Fury tregon reagimin e menaxhet pas vendimit për të luftuar në WWE

Sporte luftarake 22 Tetor 2019 18:49

Boksieri britanik Tyson Fury u shpreh se menaxheri dhe promotori i tij Frank Warren u çmend kur i tha se më 31 tetor do të zhvillojë një ndeshje në WWE (World Wrestling Entertainment). Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, dueloi për herë të fundit më 14 shtator, kur mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve Otto Wallin në Las Vegas. Në atë duel, britaniku pësoi një çarje të thellë në vetull, që i kushtoi 47 qepje.

Gjithsesi, më 31 tetor, Fury do të duelojë në ring në një sfidë të WWE-së ndaj Braun Strowman. Kjo përballje do zhvillohet në Arabinë Saudite. “Unë doja që ky lajm të ishte një surprizë e madhe për të gjithë, por Frank u çmend dhe më tha: ‘Çfarë do të ndodhë nëse e çara në vetull të hapet sërish’? Unë i thashë: ‘Çfarë ndodh nëse një autobus më përplas papritur në rrugë’?”, u shpreh Tyson Fury.

Fury ka deklaruar se më 22 shkurt do të zhvillojë revanshin ndaj Deontay Wilder, ndaj për menaxherin e tij kjo përballje në WWE është e rrezikshme për karrierën e boksierit britanik. Gjithsesi, britaniku duket i vendosur për të zhvilluar këtë përballje në WWE, çka mund të shtyjë për në qershor revanshin me boksierin amerikan Wilder

-->